Burimet njerëzore përbëjnë elementin kyç të suksesit të çdo institucioni dhe organizate. Është e rëndësishme që ky funksion të kuptohet si funksion strategjik. Kjo nënkupton zhvillimin, ngritjen dhe ruajtjen e kompetencës së institucionit me personel të kualifikuar, profesional dhe të përgjegjshëm, me kulturë pune dhe bashkëpunimi.
Programet e trajnimit në fushën e Burimeve Njerëzore synojnë të rrisin aftësinë e drejtuesve dhe personelit/ zyrtarët e burimeve njerëzore për të menaxhuar me sukses kërkesat e institucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera shtetërore në Republikën e Kosovës për personel dhe menaxherë të kualifikuar, profesional dhe të përgjegjshëm.
Trajnimi në këtë fushë u dedikohet kryesisht menaxherëve dhe zyrtarëve të burimeve njerëzore dhe personelit , si Programi i Menaxhimit të Personelit (me tetë (8) module një dhe dy-ditore), Menaxhimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore, etj.
Përveç kësaj, Programi i Trajnimit Hyrës për nëpunësit e rinj civilë në periudhën e provës është duke u zhvilluar. Në të njëjtën kohë, janë planifikuar edhe disa programe të tjera të trajnimit të detyrueshëm për nëpunësit civilë, si më poshtë: Programi i detyrueshëm i trajnimit për nëpunësit civilë pas gradimit; Programi i detyrueshëm i trajnimit për nëpunësit civilë pas emërimit të tyre në pozita të larta drejtuese; si dhe programin e detyrueshëm të trajnimit për nëpunësit civilë për përmirësimin e performancës (i cili do të përgatitet pas miratimit të rregullores për trajnimin e nëpunësve civilë).