Misioni dhe Vizioni

Misioni i IKAP

Misioni i Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) fokusohet në zhvillimin profesional dhe fuqizimin e kompetencave të shërbyesve civilë në të dy nivelet e qeverisjes qendror dhe lokal. Përmes programeve trajnuese dhe avancimit të politikave, ky institucion synon të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve nga administrata shtetërore.

Vizioni i IKAP

Krijimi i një administrate publike efikase, transparente dhe profesionale. Ne synojmë përafrimin e shërbimit civil të Kosovës me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, duke ngritur vazhdimisht kapacitetet e nëpunësve tanë për t’u shërbyer qytetarëve në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe të përgjegjshme.

Vlerat

Në veprimtarinë e tij, IKAP mbështetet dhe udhëhiqet nga këto parime kryesore:

  • Ligjshmëria – Respektimi i plotë i kuadrit ligjor në çdo proces.
  • Menaxhimi cilësor – Ofrimi i trajnimeve me standarde të larta.
  • Efikasiteti – Shfrytëzimi optimal i burimeve për rezultate maksimale.
  • Profesionalizmi – Përkushtim, ekspertizë dhe etikë e lartë në punë.
  • Paanësia – Trajtim i barabartë, objektiv dhe pa diskriminim.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors