Historiku

Historia e IKAP

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) u themelua në tetor të vitit 2003 (sipas Urdhrit Administrativ Nr. 2003/25) si institucioni kryesor përgjegjës për trajnimin e nëpunësve civilë.
Roli dhe organizimi i tij u konsoliduan ligjërisht në mars të vitit 2014 përmes Ligjit Nr. 04/L-221, duke i dhënë mandatin për zhvillimin profesional të të gjithë administratës publike në nivel qendror dhe lokal, në partneritet me organizata vendore e ndërkombëtare.

Në mars të vitit 2020, IKAP u zhvendos në objektin e ri me infrastrukturë moderne prej 8 sallash trajnimi dhe kapacitet deri në 160 pjesëmarrës në ditë. Sot, instituti është një shtyllë kyçe e reformës së administratës publike në Kosovë, duke trajnuar dhe certifikuar mbi 4,000 zyrtarë publikë në vit.

Objektivat

  • Rritja e nivelit të profesionalizmit në shërbimin civil;
  • Rritja e nivelit të njohurive të përgjithshme dhe specifike të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian;
  • Rritja e nivelit të administratës shërbime që plotësojnë nevojat e qytetarëve;
  • Rritja e nivelit të përdorimit të teknologjisë moderne në punën e përditshme të nëpunësve civilë;
  • Ngritja e kapaciteteve dhe institucionale e zhvillimi i Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors