Departamenti për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimeve

Misioni

Misioni i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimeve është të menaxhojë dhe mirëmbajë procesin e identifikimit të nevojave për trajnime, asiston menaxhmentin në hartimin e programeve trajnuese, ofron mbështetje administrative, logjistike, të monitorimit dhe të vlerësimit të cilësisë së trajnimeve.

Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e planit vjetor të trajnimeve, koordinon zbatimin me kohë të aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve në IKAP.

Mirëmbajë regjistrin e trajnerëve dhe ofron shërbime të vlerësimit të tyre.

Menaxhon sistemin e vlerësimit të efekteve të trajnimit dhe dokumentet e brendshme të IKAP-it dhe ofron shërbime logjistike për vijuesit e trajnimeve.

Për funksionimin e tij, Departamenti për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimeve organizohet në dy divizione:

Divizioni i Vlerësimit të Nevojave për Trajnim dhe Hartim të Kurrikulave

Identifikimi, analizimi dhe vlerësimi i nevojave për trajnime të zyrtarëve publikë në nivel vendi. Hartimi, dizajnimi dhe zhvillimi i kurrikulave, programeve trajnuese dhe moduleve mësimore bazuar në kërkesat e institucioneve. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekspertë të fushave përkatëse për përditësimin e materialeve trajnuese dhe përshtatjen e tyre me ndryshimet ligjore dhe reformat në administratën publike.

Divizioni i Menaxhimit të Cilësisë së Trajnimeve

Monitorimi, kontrolli dhe vlerësimi i vazhdueshëm i cilësisë së realizimit të trajnimeve dhe performancës së trajnerëve. Sigurimi permanent i matjes së kënaqësisë së pjesëmarrësve përmes instrumenteve vlerësuese, si dhe certifikimi i zyrtarëve pas përfundimit të programeve. Hartimi i raporteve periodike analitike mbi suksesin, efikasitetin dhe ndikimin e trajnimeve në ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Bujar Thaqi
Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimeve
E-mail: bujar.thaqi@rks-gov.net
Tel. 038-200 19 60 202

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors