Departamenti për Organizimin e Trajnimeve

Misioni

Misioni i Departamentit për Organizimin e Trajnimeve është të menaxhojë dhe mirëmbajë procesin e realizimit dhe ekzekutimit të trajnimeve, asiston menaxhmentin në koordinimin e grupeve dhe orareve mësimore, ofron mbështetje administrative, operative, të monitorimit të vijueshmërisë dhe të mbarëvajtjes së përgjithshme të procesit trajnues.

Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe mbarëvajtjen e planit të rregullt të trajnimeve, koordinon zbatimin me
kohë të aktiviteteve të trajnimit dhe ngjarjeve mësimore në IKAP.

Mirëmbaj regjistrin e pjesëmarrësve në trajnime dhe ofron shërbime të koordinimit të tyre.

Menaxhon sistemin e organizimit të klasave, komunikimin me institucionet për nominimin e zyrtarëve dhe dokumentet e brendshme të IKAP-it dhe ofron shërbime të koordinimit për vijuesit e trajnimeve.

Për funksionimin e tij, Departamenti për Organizimin e Trajnimeve organizohet në dy divizione:

Divizioni i Organizimit të Trajnimeve për Nivelin Qendror

Identifikimi, koordinimi dhe organizimi i procesit të trajnimeve për zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror. Menaxhimi i agjendave, grupeve trajnuese dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me ministritë dhe agjencitë qendrore për procesin e nominimeve. Sigurimi i mbarëvajtjes operative, monitorimi i vijueshmërisë në klasa dhe hartimi i raporteve të rregullta mbi realizimin e planeve trajnuese për administratën qendrore.

Divizioni i Organizimit të Trajnimeve për Nivelin Lokal

Identifikimi, koordinimi dhe organizimi i procesit të trajnimeve për zyrtarët e institucioneve të nivelit lokal. Menaxhimi i agjendave, grupeve trajnuese dhe bashkëpunimi i afërt me komunat e Republikës së Kosovës për koordinimin e trajnimeve nëpër rajone. Sigurimi i mbarëvajtjes operative, monitorimi i vijueshmërisë në terren dhe hartimi i raporteve periodike mbi realizimin e planeve trajnuese për administratën lokale.

Rroksana Qarri
Drejtor i Departamentit për Organizimin e Trajnimeve
E-mail: rroksana.qarri@rks-gov.net

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors