Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) mbështetur nga Projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës/BE kundër Krimit Ekonomik (PECK III) në kontekst të zbatimit të aktivitetit “Zhvillim i Programit Trajnues dhe Trajnim për Trajner në lidhje me Mbrojtjen e Sinjalizuesve”
dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin, Kategorizimin dhe mënyrën e pagesës së trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike shpall:
THIRRJE PËR APLIKIM
Ftohen të interesuarit të cilët kanë njohuri substanciale në legjislacion, procedura administrative, parandalim të korrupsionit dhe/apo politika kundër korrupsionit dhe shkathtësi për ligjërim, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatim të këtij programi:
Trajnim për Trajnerë (TpT): Trajnim për trajner për të drejtat e sinjalizuesve
Programi do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike lidhur me kornizën ndërkombëtare dhe vendore duke përfshirë praktikat më të mira dhe mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve.