THIRRJE PËR APLIKIM_Trajnim për Trajnerë (TpT) “Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik”

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe me mbështetjen e projektit të asistencës teknike të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Zyrën e Planifikimit Strategjik – Kosovë”, në kuadër të Krijimit të Kornizës Kombëtare për Menaxhmentin Strategjik dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ (GRK) – Nr. 13/2018 për Kushtet, Rekrutim, Kategorizim dhe Mënyrë të Pagimit të Trajnuesve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike shpall:

 

THIRRJE PËR APLIKIM

Ftohen të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi për trajnimin e trajnerëve, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatim të këtij programi:

Trajnim për Trajnerë (TpT) Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik

Kandidatet duhen te kenë njohuri në hartimin, kostimin, koordinimin e zbatimit, monitorimit dhe/ose vlerësimit të strategjive.

Qëllimi i këtij programi trajnimi është krijimi i një grupi prej 15 trajnerësh profesionistë të cilët rregullisht do të zhvillojnë trajnime për planin zhvillimor kombëtar dhe proceset e strategjive sektoriale në Republikën e Kosovës.

Programi do të përfshijë një kombinim të trajnimeve teknike mbi kornizën e re të planifikimit strategjik dhe sesioneve për trajnimin e të rriturve, duke përfshirë teknikat për trajnimin për pjesëmarrje aktive dhe për menaxhimin e trajnimit. Në fund të procesit, trajnerët pritet të jenë në gjendje të ofrojnë trajnime mbi kornizën e re të planifikimit strategjik dhe proceset e lidhura me të duke përdorur hartimin e programit dhe materialet e ofruara nga Projekti.  

Kohëzgjatja dhe data e programit të trajnimit

Trajnimi teknik i trajnerëve pritet të mbahet në dy seanca nga 2-3 ditë për çdo seancë në shkurt dhe mars 2023.

Vlerësimi i kandidatëve:

 

Në harmoni me Udhëzimin Administrativ të lartcekur, të gjithë kandidatët për trajnerë do të vlerësohen gjatë periudhës dhe pas përfundimit te trajnimit. Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim:

  • Arsimi dhe kualifikimet profesionale;
  • Eksperience pune (në fushën e kërkuar);
  • Përvojë në trajnime ( në fushën e kërkuar);
  • Elementë të tjerë të meritës.

Kërkohet përvojë pune në hartimin, koordinimin e zbatimit, monitorimin dhe/ose vlerësimin e strategjive.

Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:

 

Aplikantët që do të rezultojn të suksesshëm do të angazhohen si trajnerë sipas nevojave të programit specifik të trajnimit për kornizën e re të planifikimit strategjik në Republikën e Kosovës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 31/01/2023 16.00. Numri i kandidatëve që do të përzgjidhen për të ndjekur trajnimin është i kufizuar në 15.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre (format Europass) dhe një letër motivimi (deri në 400 fjalë) në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe, në adresën e e-mail: Besart.Mulaj@rks-gov.net,duke specifikuar emërtimin e programin për të cilin aplikojnë.

Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në CV-të tuaja mund të kërkohen për verifikim.

 

TpT-Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik -AL.pdf TpT- Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik- SRB.pdf

THIRRJE PËR APLIKIM_Trajnim për Trajnerë (TpT) “Planifikimi dhe Menaxhimi Strategjik”

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors