THIRRJE PËR APLIKIM_Trajnim për Trajnerë (TpT) Për Integrimin e të Huajve

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) mbështetur nga Projekti ‘KSV/019 Asistenca Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian të Kosovës’ bazuar në Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin, Kategorizimin dhe mënyrën e pagesës së trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike shpall:

THIRRJE PËR APLIKIM

Ftohen të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi për trajnimin e trajnerëve, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatim të këtij programi:

Trajnim për Trajnerë (TpT) Për Integrimin e të Huajve.

Programi do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike lidhur me kornizën ndërkombëtare dhe vendore me fokus në zbatimin e legjislacionit të Kosovës për integrimin e të huajve përfshirë procedurat, kriteret në vendin tonë dhe standardet ndërkombëtare për trajtimin e të huajve.

 Qëllimi i këtij programi është që të rritë kapacitetet e zyrtarëve dhe të krijoj nga ta një grup trajnerësh të cilët do të mund të bartin njohuritë te zyrtarët e institucioneve publike në lidhje me implementimin efektiv në praktikë të legjislacionit për integrimin e të huajve. Kandidatët që kalojnë me sukses programin e trajnimit, do të certifikohen në mënyrë që të mund të ofrojnë trajnime në këtë fushë.

Kohëzgjatja dhe koha e mbajtjes së programit të trajnimit

 Programi i trajnimit për trajner do të zgjasë shtatë (7) ditë. Programi do të mbahet tentativisht në mes të 7-15 Shkurt, 2023.

Vlerësimi i kandidatëve:

Në harmoni me Udhëzimin administrativ të lartcekur, të gjithë kandidatët për trajnerë do të vlerësohen gjatë përzgjedhjes dhe pas përfundimit te trajnimit. Aplikacionet vlerësohen në bazë të kritereve si në vijim:

  • Arsimimi dhe kualifikimi profesional;
  • Përvoja e punës ne fushën adekuate;
  • Përvoja në ofrimin e trajnimeve;
  • Elementet tjera të meritës duke përfshirë hulumtimet dhe përvoja në fushën përkatëse.

Angazhimi i trajnerëve pas trajnimit:

Aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm dhe në bashkëpunim me IKAP-in do të mund angazhohen si trajner në kuadër të trajnimeve të ofruara nga IKAP.

Afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve është nga 11 janar 2023 deri me 25 janar 2023. Pasi qe numri i kandidatëve që do të përzgjidhen për të vijuar trajnimin është i limituar, përparësi kanë ata kandidatë qe kanë përvojën e punës në fushën adekuate.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë vetëm CV (formati Europass) dhe një letër motivimi (deri në 250 fjalë) në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe (ne gjuhet tjera nuk do te shqyrtohet aplikacioni dhe as CV qe nuk është në formën Europass) në email adresën: Besart.Mulaj@rks-gov.net , duke specifikuar emërtimin e programit për të cilin aplikojnë.

Të gjitha kualifikimet dhe dëshmitë e përmendura në Aplikacionin tuaj mund të kërkohen për verifikim.

Thirrje per Aplikim TpT -Për Integrimin e të Huajve- serbisht 10 01 2023.pdf Thirrje per Aplikim TpT -Për Integrimin e të Huajve- shqip.pdf

THIRRJE PËR APLIKIM_Trajnim për Trajnerë (TpT) Për Integrimin e të Huajve

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors