Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, në kuadër të programit për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, dhe në harmoni me Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 13/2018 për Kushtet, Angazhimin, Kategorizimin dhe Mënyrën e Pagesës së Trajnerëve në Institutin e Kosovës për Administratë Publike shpallë këtë thirrje për aplikim:
Ftohen të gjithë të interesuarit me njohuri në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, që po ashtu kanë aftësi për ligjërim, të aplikojnë për ligjërues/trajnerë të ardhshëm për zbatimin e Programit për Trajnim të Trajnerëve në fushën e Menaxhimit të Mbeturinave.