Aktivitetet e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) gjatë vitit 2025 pasqyruan një angazhim të thellë për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës. Përmes bashkëpunimeve të frytshme me partnerë ndërkombëtarë dhe institucione vendore, IKAP ka arritur të krijoje një bazë të fortë për zhvillimin profesional të shërbyesve civilë. Trajnimet dhe programet inovative të realizuara këtë vit janë një dëshmi e përkushtimit për modernizimin dhe dixhitalizimin e procesit të trajnimit.