Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), njofton fillimin e Programit Themelor Profesional për Prokurim Publik për vitin 2026, i cili do të nisë më 09 Qershor 2026.
Trajnimi do të mbahet në IKAP, objekti i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Rr. “Pavarësia”, Hajvali, sipas planit kalendarik të ndarë sipas grupeve.
Orari i trajnimit: 09:00 – 15:00
Pauza e drekës: 12:00 – 13:00
Kohëzgjatja: 15 ditë trajnimi për secilin pjesëmarrës
Për më shumë informata rreth ecurisë së trajnimit, ju lutem vizitoni këtë vegëz:
https://krpp.rks-gov.net/njoftimet/njoftim-per-fillimin-e-trajnimit-programi-themelor-profesional-per-prokurim-publik-2026_2d1e1380-d751-45c2-b6bd-0e7b9e1c920a_166