Trajnimi i personelit të zyrave pritëse
Grupi i synuar:
Zyrtarët e zyrave pritëse në institucionet e nivelit qendror dhe lokal si dhe zyrtarët administrativë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe palët e
jashtme.
Qëllimi i trajnimit:
Thellimi dhe avancimi i njohurive ligjore, profesionale dhe praktike të zyrtarëve të zyrave pritëse në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, forcimin e rolit të zyrave
pritëse si pikë kyçe e kontaktit ndërmjet administratës publike dhe qytetarëve, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative ndaj qytetarëve dhe palëve të interesuara, si dhe përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të të drejtave të njeriut gjatë ofrimit të shërbimeve administrativ, në përputhje me parimet kushtetuese, ligjore dhe standardet e administratës publike në Republikën e Kosovës.
Objektivat e trajnimit:
• Kuptimi i rolit, funksionit dhe përgjegjësive ligjore të zyrave pritëse në administratën publike
• Njohuri për interpretimin dhe zbatimin e drejtë të dispozitave kushtetuese, ligjore dhe nënligjore që rregullojnë shërbimet administrative dhe komunikimin me qytetarët
• Ofrimi i shërbimeve profesionale sipas parimeve të barazisë dhe jo diskriminimit për të gjithë qytetarët
• Njohuri për komunikimin efektiv, etik dhe institucional me palët
• Njohuri për menaxhimin e situatave të ndjeshme, ankesave dhe kërkesave të qytetarëve në përputhje me ligjin
• Respektimi i parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetit
• Rritja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë