Sistemi i Menaxhimit të Performancës në Ministri
Grupi i synuar
Nëpunësit civil të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues në ministri, të cilët merren me zbatimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit (PKZH).
Qëllimi i trajnimit
Përmirësimi dhe thellimi i njohurive për sistemit të menaxhimit të performancës në zbatimin e PKZH-së; promovimi i përdorimit
të praktikave më të mira të menaxhimit të performancës në institucione dhe njësitë e tyre, për të ndihmuar në zhvillimin e kulturës
profesionale dhe të përgjegjshme si dhe menaxhimin efikas dhe efektiv, duke kontribuar në arritjen e objektivave institucionale.
Objektivat e trajnimit
• Përfitimi i njohurive për ciklin e menaxhimit të performancës
• Menaxhimi dhe vlerësimi i performancës, duke u bazuar në objektiva
• Ndarja dhe delegimi i përgjegjësisë për objektivat dhe aktivitetet
• Rolet dhe përgjegjësitë brenda institucionit në menaxhimin e performancës
• Funksioni i mbikëqyrjes dhe reagimit, komunikimi
• Procesi i vlerësimit dhe menaxhimit të performancës
• Metodat bashkëkohore të vlerësimit të performancës
• Vlerësimi i performancës sipas rregullores
• Vendosja e Objektivave SMART
• Ndikimi i vetëvlerësimit në menaxhimin e performancës
• Roli i trajnimit në menaxhimin e performancës
• Roli i motivimit të personelit
• Sistemet e menaxhimit të cilësisë (ISO9001 dhe CAF)
Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë