Shqyrtimi administrativ i akteve të komunave
Grupi i synuar
Zyrtarët ligjorë të komunave; zyrtarët ligjorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – si ministri përgjegjëse për qeverisjen lokale; si dhe zyrtarët ligjor të ministrive të tjera të linjës dhe të organeve të tjera të nivelit qendror me kompetencë ligjore për shqyrtimin
administrativ dhe mbikëqyrjen e akteve të komunave.
Qëllimi i trajnimit
Ngritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve ligjorë për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, duke siguruar njohuri të thelluara për kornizën ligjore që rregullon marrëdhëniet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në mbikëqyrjen e akteve të komunave;
procedurat, standardet dhe praktikat e zbatimit të legjislacionit përkatës; si dhe rolin e institucioneve qendrore dhe mekanizmave të koordinimit ndërinstitucional për garantimin e ligjshmërisë së akteve komunale.
Objektivat e trajnimit
• Përfitimi i njohurive të konsoliduara për qëllimin dhe parimet e Ligjit përkatës dhe procesin e shqyrtimin administrativ të akteve të komunave
• Përfitimi i njohurive për zbatimin e procedurave të shqyrtimit administrativ të akteve komunale
• Identifikimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve qendrore dhe lokale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale
• Zbatimi i praktikave më të mira për hartimin, vlerësimin dhe monitorimin e akteve komunale
• Ngritja e kapaciteteve profesionale për bashkëpunim ndërinstitucional
• Përmirësimi i cilësisë së akteve komunale dhe sigurimi i respektimit të ligjshmërisë
Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë