Legjislacioni për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore
Grupi i synuar
Nëpunësit civil të nivelit qendror dhe lokal.
Qëllimi i trajnimit
Zhvillmi i njohurive për praktikat e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, krijimi i pasqyrës së qartë për zhvillimin e mëtejmë të mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si identifikimi i faktorëve që ndikojnë në ngathtësinë e zbatimit të dispozitave ligjore që mbrojnë të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë.
Objektivat e trajnimit
• Njohja me zhvillimin historik të të drejtave të njeriut
• Shtjellimi i akteve të para për të drejtat e njeriut
• Ndarjen dhe kategorizim i të drejtave të njeriut
• Njohuri për bazën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë
Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë