Menaxhimi i të hyrave vetanake lokale
Grupi i synuar:
Zyrtarët komunal përgjegjës për të hyrat komunale, për çështjet pronësore-juridike dhe për çështjet tatimore.
Qëllimi i trajnimit:
Ngritja e njohurive për rregullat dhe burimet e të hyrave komunale, duke përfshirë taksat, ngarkesat, gjobat dhe tatimin në pronë si dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin efikas të tyre, në pajtim me kornizën ligjore dhe praktikat më të mira.
Objektivat e trajnimit:
• Kuptimi i procesit të planifikimit dhe realizimit të të hyrave vetanake komunale në përputhje me buxhetin komunal dhe menaxhimin e tyre
• Njohuri për rolet dhe përgjegjësitë kyçe në inkasimin dhe administrimin e të hyrave komunale
• Zhvillimi i njohurive për zbatimin e kornizës ligjore që rregullon të hyrat komunale
• Aftësimi për hartimin e politikave afatgjate për sigurimin e të hyrave komunale
• Thellimi i njohurive për praktikat për krijimin e qëndrueshmërisë financuare në nivel lokal
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë