Menaxhimi i të dhënave gjeografike me Sistemin Informativ Gjeografik (GIS)

Grupi i synuar:
Zyrtarët komunalë përgjegjës për gjeodezi dhe kadastër si dhe zyrtarët e planifikimit urban dhe të menaxhimit të pronës komunale.
Qëllimi i trajnimit:
Ngritja e kapaciteteve profesionale në gjeodezi dhe kadastër, duke u përqendruar në menaxhimin e të dhënave gjeografike
përmes GIS-it. Trajnimi synon të pajisë pjesëmarrësit edhe me aftësi praktike dhe njohuri teorike për përdorimin e GIS-it në mbështetje të planifikimit urban,
hartografisë, administrimit të pronës dhe procesit të vendimmarrjes.
Objektivat e trajnimit:
• Kuptimi i koncepteve themelore të gjeodezisë, kadastrës dhe të dhënave hapësinore (gjeografike) si dhe rëndësia e tyre
• Njohuri për parimet e Sistemit Informativ Gjeografik (GIS) dhe aplikimin e tij në kontekstin komunal
• Njohuri për përdorimin e GIS-it për mbledhjen, menaxhimin, analizimin dhe vizualizimin e të dhënave gjeografike
• Integrimi i të dhënave kadastrale dhe hartografike në GIS për planifikim dhe vendimmarrje
• Zhvillimi i aftësive praktike për krijimin e hartave tematike dhe raportimeve, duke u bazuar në të dhënat gjeografike
• Përmirësimi i bashkëpunimin ndërsektorial dhe shkëmbimi i të dhënave në nivel komunal
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë

  • 00

    Ditë

  • 00

    Orë

  • 00

    Minuta

  • 00

    Sekonda

Data
09 Nëntor 2026
Koha
09:00 - 15:00
Lokacioni
IKAP

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors