Menaxhimi i projekteve të TIK-ut
Grupi i synuar:
Zyrtarët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), menaxherët e projekteve, koordinatorët, liderët e ekipit, administratorët e sistemeve, administratorët e bazës së të dhënave dhe zyrtarët e TI-së që menaxhojnë projekte.

Qëllimi i trajnimit:
Zhvillimi i njohurive të thelluara dhe të strukturuara profesionale për konceptet themelore dhe praktikat më të mira të menaxhimit të projekteve në fushën e TIK-ut, duke përfshirë aspekte të nivelit bazik dhe të mesëm. Trajnimi synon të sigurojë realizimin me sukses të projekteve të TIK-ut, përmbushjen e objektiveve të caktuara në kohë dhe brenda buxhetit, si dhe të kontribuojë në rritjen e performancës dhe efikasitetit të institucioneve.

Objektivat e trajnimit:
- Kuptimi i koncepteve themelore dhe përfitimi i njohurive për menaxhimin e suksesshëm të projekteve të TIK-ut;
- Njohuri për rëndësinë e planifikimit, kontrollit dhe mirëmbajtjes së projektit dhe teknikat të cilat mund t’i përdorin;
- Njohuri për proceset për menaxhimin e projektit;
- Njohuri për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e suksesshme të relacionit me palët e interesit të projektit.
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
Dy (2) ditë / 12 orë.