Menaxhimi i kohës dhe i stresit
Grupi i synuar
Nëpunësit civilë të administratës publike të nivelit drejtues dhe profesional.
Qëllimi i trajnimit
Mbështetja e zhvillimit profesional të menaxherëve të njësive në institucionet publike, përmes rritjes së vetëdijes për praninë dhe ndikimin e stresit në vendin e punës, si dhe ndërtimit të aftësive praktike për menaxhimin efektiv të stresit dhe kohës. Trajnimi synon të ofrojë njohuri dhe mjete konkrete për të identifikuar burimet e stresit, për të kuptuar ndikimin e tij në performancën personale dhe organizative,
si dhe për të ndërtuar strategji të qëndrueshme për ballafaqimin me situata të vështira dhe me presion të lartë në mjedisin profesional.
Objektivat e trajnimit
• Kuptimi i rëndësisë së planifikimit të kohës dhe detyrave si mënyrë për të reduktuar dhe menaxhuar vështirësitë në punë dhe aktivitetet ditore
• Njohuri për rregullat dhe teknikat për shmangien e shpërdorimit të kohës
• Aftësi për të shndërruar kohën joproduktive në kohë produktive, përmes eliminimit të pritjeve të panevojshme dhe përdorimit racional të kohës
• Kuptimi i koncepteve themelore të stresit dhe faktorët që e shkaktojnë apo e ndikojnë atë
• Vlerësimi i pasojave të stresit në shëndetin fizik, emocional dhe psikologjik të individit
• Planifikimi dhe menaxhimi efektiv i kohës si strategji për reduktimin e stresit në punë
• Njohuri për zbatimin e strategjive të përshtatshme për menaxhimin e stresit, për të përmirësuar mirëqenies personale dhe performancën
Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë