Menaxhimi i kohës dhe i stresit
Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të administratës publike të nivelit drejtues dhe profesional.
Nëpunësit civilë të administratës publike të nivelit drejtues dhe profesional.
Qëllimi i trajnimit:
Mbështetja e zhvillimit profesional të menaxherëve të njësive në institucionet publike, përmes rritjes së vetëdijes për praninë dhe ndikimin e stresit në vendin e punës, si dhe ndërtimit të aftësive praktike për menaxhimin efektiv të stresit dhe kohës. Trajnimi synon të ofrojë njohuri dhe mjete konkrete për të identifikuar burimet e stresit, për të kuptuar ndikimin e tij në performancën personale dhe organizative, si dhe për të ndërtuar strategji të qëndrueshme për ballafaqimin me situata të vështira dhe me presion të lartë në mjedisin profesional.

Objektivat e trajnimit:
-
- Kuptimi i rëndësisë së planifikimit të kohës dhe detyrave si mënyrë për të reduktuar dhe menaxhuar vështirësitë në punë dhe aktivitetet ditore;
- Njohuri për rregullat dhe teknikate për shmangien e shpërdorimit të kohës;
- Aftësi për të shndërruar kohën joproduktive në kohë produktive, përmes eliminimit të pritjeve të panevojshme dhe përdorimit racional të kohës;
- Kuptimi i koncepteve themelore të stresit dhe faktorët që e shkaktojnë apo e ndikojnë atë;
- Vlerësimi i pasojave të stresit në shëndetin fizik, emocional dhe psikologjik të individit;
- Planifikimi dhe menaxhimi efektiv i kohës si strategji për reduktimin e stresit në punë;
- Njohuri për zbatimin e strategjive të përshtatshme për menaxhimin e stresit, për të përmirësuar mirëqenien personale dhe performancën.
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
Dy (2) ditë / 12 orë.