Menaxhimi i Dokumentacionit dhe Arkivimi i tyre (Grup i mbyllur)
Grupi i synuar
Nëpunësit e ri civilë në institucionet e administratës shtetërore dhe në institucionet e tjera shtetërore në Republikën e Kosovës në nivelin qendror dhe lokal.
Qëllimi i trajnimit
Ofrimi i njohurive praktike për organizimin e punës në zyrë, si dhe për menaxhimin, protokollimin, klasifikimin dhe arkivimin e dokumenteve zyrtare në administratën publike.
Objektivat e trajnimit
• Njohuri të duhura dhe praktike për organizimin e punës në zyrë
• Njohuri për organizimin dhe menaxhimin e dokumenteve në administratën publike
• Njohuri për protokollimin, klasifikimin dhe arkivimin e dokumenteve në administratën publike
Kohëzgjatja
Një (1) ditë / 6 orë