Mbrojtja e të Dhënave Personale

Grupi i synuar
Nëpunësit civilë, përkatësisht zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale të institucioneve në nivelin qendror dhe lokal.

Qëllimi i trajnimit
Ngritja e kapaciteteve profesionale të nëpunësve civilë / zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në institucione, në
përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, përkatësisht fuqizimi i aftësive praktike dhe teorike për mbrojtjen, përpunimin, administrimin dhe sigurinë e të dhënave personale, duke promovuar kuptim të thelluar të të drejtave të subjekteve të të dhënave dhe përgjegjësive të kontrolluesve dhe përpunuesve të të dhënave. Trajnimi ofron qasje praktike dhe interaktive për zbatimin e ligjit në praktikë, përmes diskutimit të rasteve konkrete, ndarjes së përvojave profesionale dhe rekomandimeve për menaxhimin efektiv të mbrojtjes së të dhënave personale në sektorin publik.

Objektivat e trajnimit
• Ofrimi i njohurive për konceptet kryesore të drejtës për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale
• Ofrimi i qasjes praktike të zbatimit të legjislacionit përkatës në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale
• Detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP)
• Obligimet dhe përgjegjësitë e kontrolluesve dhe të përpunuesve të të dhënave
• Shkëmbimi i përvojave, informacioneve dhe rrjetëzimitprofesional.

Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë

Data
04 - 05 Qershor 2026
Skaduar!
Koha
8:00 am - 4:00 pm

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors