Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe aktet e tjera nënligjore

Grupi i synuar:
Zyrtarët e lartë administrativ, Udhëheqësit dhe zyrtarët financiar, Udhëheqësit e Zyrës se Auditimit të Brendshëm dhe zyrtarët e
tjerë relevant në Ministritë, Komuna, dhe organizata buxhetore të tjera në Kosovë.

Qëllimi i trajnimit:
Përfitimi i njohurive të thelluara për financat publike në Kosovë, duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, Ligjin
për Buxhetin, si dhe aktet e tjera nënligjore, rregulloret dhe udhëzimet e Ministrisë përkatëse të financave. Përfitimi i njohurive
për parimet themelore të financave publike, standardet e raportimit financiar, teknikat e përpilimit të buxhetit, afatet kohore dhe
autoritetet përgjegjëse, si dhe rolin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve përgjegjës në proceset e menaxhimit dhe raportimit financiar.

Objektivat e trajnimit
• Kuptimi i parimeve të financave publike në përgjithësi dhe i standardeve të raportimit financiar
• Zbërthimi i buxhetimit duke përfshirë teknikat e përpilimit, afatet kohore dhe autoritetet përgjegjëse
• Roli i zyrtarëve përgjegjës
• Obligimet për raportim financiar dhe të obligimet e tjera të zyrtarëve përgjegjës në ministri, komuna dhe organizatat e tjera buxhetore
• Sigurimi i ambientit për zyrtarët përkatës të organizatave buxhetore për të punuar në ekipe për të ushtruar përmbushjet e bazuara në buxhet
• Zhvillimi i aftësive për forcimin e procesit të buxhetit duke lidhur planet mbështetëse me burimet në dispozicion
• Rritja e vetëdijes për lidhjet mes planifikimit afatgjatë dhe formulimit buxhetor

Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë

Data
03 - 04 Qershor 2026
Skaduar!
Koha
8:00 am - 4:00 pm

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors