Legjislacioni Tatimor
Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të administratës publike në fushën e legjislacionit tatimor.
Nëpunësit civilë të administratës publike në fushën e legjislacionit tatimor.
Qëllimi i trajnimit:
Aftësimi i administratës publike me njohuri të plota për kuadrin ligjor dhe rregullativ tatimor në Kosovë, si dhe për zbatimin praktik të tij. Fokusimi në kuptimin e koncepteve themelore tatimore, të drejtave dhe detyrimeve tatimore, si dhe në procedurat administrative që lidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

Objektivat e trajnimit:
- Kuptimi i rëndësisë së sistemit tatimor në administratën publike dhe ekonominë e vendit;
- Njohuri për kuadrin ligjor tatimor në Kosovë (dhe aktet nënligjore përkatëse);
- Identifikimi i llojeve kryesore të tatimeve dhe bazat e tyre ligjore (tatimi në të ardhurat, tatimi në fitim, tatimi në vlerën e shtuar (TVSH), tatimet komunale etj.);
- Kuptimi i procesit të deklarimit, vlerësimit dhe pagesës së tatimeve;
- Njohuri për procedurat administrative tatimore dhe të drejtën e ankesës;
- Zbatimi i parimeve të ligjshmërisë, drejtësisë dhe barazisë tatimore në praktikë;
- Kuptimi i rolit të administratës publike në menaxhimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore.
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
Dy (2) ditë / 12 orë.