Komunikimi profesional / Shkathtësitë e buta

Grupi i synuar
Nëpunësit civilë të administratës publike.

Qëllimi i trajnimit
Zhvillimi dhe përforcimi i aftësive të komunikimit profesional dhe të shkathtësive të buta të nëpunësve civilë në institucione, duke ndihmuar në krijimin e mjedisi efikas dhe bashkëpunues të punës, të orientuar drejt rezultateve cilësore, si dhe përfitimi i njohurive dhe teknikave praktike për komunikim verbal dhe jo verbal, menaxhimin e konflikteve, negociatat, organizimin e kohës dhe
menaxhimin e stresit në ambientin e punës.

Objektivat e trajnimit
• Njohuri për konceptin dhe rëndësinë e komunikimit profesional në institucionet publike
• Zhvillimi i aftësive të dëgjimit aktiv dhe komunikimit verbal dhe jo verbal
• Përmirësimi i shkathtësive për menaxhimin e konfliktit dhe të negociatave
• Njohuri për zbatimin e teknikave të bashkëpunimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve pozitive në punë
• Përvetësimi i aftësive për organizimin efektiv të kohës dhe menaxhimin e stresit në ambientin profesional

Kohëzgjatja
Një (1) ditë / 6 orë

Data
18 Qershor 2026
Skaduar!
Koha
9:00 am - 3:00 pm

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors