Integrimi i Perspektivës Gjinore në Procesin e Anëtarësimit të Kosovës
Grupi i synuar
Nëpunësit civil që punojnë në fushën e integrimit evropian dhe/ose barazisë gjinore, veçanërisht ata që janë përgjegjës për proceset IPA dhe zbatimin e projekteve të BE-së.
Qëllimi i trajnimit
Ngritja e kapaciteteve të nëpunësve civil për të integruar perspektivën gjinore në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke përfshirë planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve IPA dhe të gjitha dokumenteve të acquis ku kërkohet mainstreaming gjinor.
Objektivat e trajnimit
• Roli i barazisë gjinore në procesin e anëtarësimit në BE dhe kërkesat e acquis për mainstreaming gjinor
• Detyrimet për integrimin e perspektivës gjinore në ciklin e projekteve të IPA (planifikimi, zbatimi, raportimi, monitorimi)
• Mjetet dhe teknikat praktike për analizë gjinore, gender mainstreaming dhe gender-responsive project design;
• Përdorimi i indikatorëve gjinorë dhe kërkesat e BE-së për mbledhjen e të dhënave të ndara sipas gjinisë
• Identifikimi dhe adresimi i boshllëqeve gjinore brenda institucioneve dhe dokumenteve të anëtarësimit (NPISAA, kapitujt tematikë, dokumentet IPA)
• Forcimi i kapaciteteve për të siguruar që projektet dhe politikat e BE-së zbatojnë standardet e barazisë gjinore
Kohëzgjatja
Tre (3) ditë / 18 orë