Hartimi I ligjeve dhe akteve nënligjore

Grupi i synuar
Nëpunësit civilë të nivelit drejtues dhe profesional që në mënyrë të drejtpërdrejtë merren me hartimin e legjislacionit (Drejtoret e Departamenteve Ligjore të ministrive, Udhëheqësit e Divizioneve të Departamenteve Ligjore, Zyrtaret e Departamenteve Ligjore, Udhëheqësi i grupit punues për projekt-aktet juridike si dhe anëtaret e grupeve punuese).

Qëllimi i trajnimit
Njoftimi i nëpunësve civilë, të cilët merren me hartimin e legjislacionit, me procedurat e hartimit te legjislacionet si: planifikimin
legjislativ, propozimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore, hartimin e akteve juridike, hartimin e tabelave dhe deklaratën e
përputhshmërisë së akteve juridike me acquis të BE-së, opinionet respektive të ministrive përkatëse, procesin e konsultimeve të projekt akteve juridike deri në miratimin e tyre në Qeveri.

Objektivat e trajnimit
• Njohuri për konceptin e hartimit të akteve juridike, përgatitjen e programit të projektligjeve dhe planeve të akteve nënligjore si dhe procesin e hartimit të akteve juridike
• Kuptimi i procesit të propozimit të projektligjeve në programin e projektligjeve dhe propozimin e projektakteve nënligjore në planet e akteve nënligjore
• Njohuri për procesin e hartimit të akteve juridike
• Njohuri për procesin e hartimit të tabelave dhe deklaratën e përputhshmërisë së akteve juridike me acquis të BE-së si dhe opinionet respektive të ministrive përkatëse
• Zhvillimi i aftësive për planifikimin dhe hartimin e akteve juridike në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Kohëzgjatja
Dy (2) ditë / 12 orë

Data
01 - 02 Qershor 2026
Skaduar!
Koha
8:00 am - 4:00 pm

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors