Menaxhimi i kohës dhe i stresit

Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të administratës publike të nivelit drejtues dhe profesional.
Qëllimi i trajnimit:
Mbështetja e zhvillimit profesional të menaxherëve të njësive në institucionet publike, përmes rritjes së vetëdijes për praninë dhe ndikimin e stresit në vendin e punës, si dhe ndërtimit të aftësive praktike për menaxhimin efektiv të stresit dhe kohës. Trajnimi synon të ofrojë njohuri dhe mjete konkrete për të identifikuar burimet e stresit, për të kuptuar ndikimin e tij në performancën personale dhe organizative, si dhe për të ndërtuar strategji të qëndrueshme për ballafaqimin me situata të vështira dhe me presion të lartë në mjedisin profesional.
Objektivat e trajnimit:
    • Kuptimi i rëndësisë së planifikimit të kohës dhe detyrave si mënyrë për të reduktuar dhe menaxhuar vështirësitë në punë dhe aktivitetet ditore;
    • Njohuri për rregullat dhe teknikate për shmangien e shpërdorimit të kohës;
    • Aftësi për të shndërruar kohën joproduktive në kohë produktive, përmes eliminimit të pritjeve të panevojshme dhe përdorimit racional të kohës;
    • Kuptimi i koncepteve themelore të stresit dhe faktorët që e shkaktojnë apo e ndikojnë atë;
    • Vlerësimi i pasojave të stresit në shëndetin fizik, emocional dhe psikologjik të individit;
    • Planifikimi dhe menaxhimi efektiv i kohës si strategji për reduktimin e stresit në punë;
    • Njohuri për zbatimin e strategjive të përshtatshme për menaxhimin e stresit, për të përmirësuar mirëqenien personale dhe performancën.

Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
  • 00

    Ditë

  • 00

    Orë

  • 00

    Minuta

  • 00

    Sekonda

Data
13 Tetor 2026
Koha
9:00 am - 3:30 pm
Lokacioni
IKAP

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors