Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nënshkruar Memorandumin e partneritetit me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) dhe ka filluar me zbatimin programit të Iniciativës Frankofone Nacionale (IFN) 2023-2026 për forcimin e njohurive në gjuhën frënge të marrëdhënieve ndërkombëtare për zyrtarët e saj.