Hulumtimi në IKAP ka përparuar përgjatë viteve, duke përqafuar ndryshimet dinamike ne fushën e administratës publike, pjese e te cilës janë nëpunësit civile. Në përputhje me misionin institucional, hulumtimi në IKAP ka për qëllim përmirësimin e cilësisë se trajnimeve ne programet e trajnimit. Duke vepruar kështu, IKAP mbështet krijimin e një kulture kërkimore në rrafshin institucional si dhe në të gjitha programet e trajnimit. Në parimet tona institucionale, krijimi i kulturës kërkimore arrihet duke përafruar praktikat kërkimore me vlerat bazë dhe standardet evropiane të përsosmërisë akademike, lirisë, integritetit dhe avancimeve ne fushën e administratës publike. IKAP tërë kohen është në përpjekje për të ofruar shërbim të mire të trajnimeve. Ky komponent sigurohet duke iu kushtuar rëndësi nevojave sipas programit te qeverise, te institucioneve dhe te vet nëpunësve. Ne vlerësimin e nevojave për trajnim aplikohen metodat kualitative dhe kuantitative dhe procesi ne tërësi behet ne bashkëpunim me institucionet dhe njësitë e burimeve te tyre njerëzore. Për te koordinuar procesin IKAP ka krijuar databazën e të gjitha institucioneve ku shtrihet shërbimi civil.