Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Projektet

Donatori

 

Titulli i Projektit

 

Përshkrimi i projektit/Objektivat

 

Periudha e zbatimit/datat

 

Buxheti

 

1.Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe Instituti i Kosovës për Administrate Publike

Vlerësimi dhe ndikimi i gjuhës frënge për qëllimet e integrimit dhe zhvillimit

Mësimi i gjuhës frënge përmes kurseve grupore nga niveli A2 deri ne B2.

Iniciativat kombëtare Frankofone (IFN), të ndara në Planet vjetore të trajnimit synojnë të zhvillojnë aktivitete trajnuese që synojnë forcimin e kapaciteteve të gjuhës frënge të administratave të synuara. Prandaj është një çështje për përforcimin e kapaciteteve profesionale në frëngjisht të drejtuesve dhe ekspertëve (gra dhe burra) që janë përgjegjës për dosjet ndërkombëtare të administratave të identifikuara, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

2019 – 2022,

Buxheti i përgjithshëm 75.000 euro për 4 vite

 

50% IKAP, 35.000

50% OIF,   35.000   

Ky projekt financohet në mënyrë 50% me 50%

Gjysma nga OIF dhe gjysma nga IKAP. Protokolli i subvencionit nënshkruhet për çdo vjet.

2.Programi i financuar nga Zviceranët dhe implementuar nga Skat Consulting Ltd., St. Gallen dhe Agjencia e Mjedisit e Austrisë (EAA)

Menaxhimit i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë

Programi i Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë i financuar nga Zviceranët (IWRM-K) synon të ndërtojë kapacitete afatgjata për administrimin e resurseve ujore në nivel kombëtar dhe të pellgjeve lumore në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike të Kosovës, si dhe me nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Ai synon që të ndihmojë në zëvendësimin e qasjes aktuale të fragmentuar me një qasje më gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje të gjerë në menaxhimin e resurseve ujore në nivel të pellgjeve lumore, të harmonizuar me parimet e MIRU-s dhe Direktivës së Kornizës Ujore (DKU) të BE-së.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes IKAP dhe IWRM-K, 5 Nëntor 2020.

 

Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi (MM) është të definoj kornizën e bashkëpunimit dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet Palëve, në përpjekjet e tyre të përbashkëta për zhvillimin dhe implementimin e kursit hyrës (fillestar) të trajnimit në MIRU, i cili fokusohet në administratën shtetërore/ shërbyesit civil gjegjës, si dhe profesionistët e tjerë (të ujërave) në Kosovë. Kjo iniciativë e përbashkët do të zgjasë për periudhën prej nënshkrimit e deri te përmbyllja e Fazës 1 të Programit IWRM-K (Prill 2024), gjatë së cilës periudhë, të dy palët pajtohen të implementojnë përgjegjësitë e caktuara në këtë MM

Nëntor 2020 – Prill 2024

9 milion franga zvicerane i gjithë projekti, IKAP ka Marrëveshje,  Bashkëpunimi me këtë projekt dhe është i fokusuar vetëm në sferën e trajnimit. Të gjitha përgjegjësitë e të dyja palëve janë te cekura në Memorandum

3.Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Projekti Mbështetje për Kontratën e Reformës Sektoriale mbi Reformën e Administratës Publike (RAP)

Mbështetja në zbatimin e pakos legjislative

Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve

Rritja e ndërgjegjësimit për Agjendën e RAP të mbështetur nga BE

Korniza Strategjike për Reformën e Administratës Publike

10 mars 2020-10 shtator 2022

2,044,600 EURO i gjithë Projekti

4. MPB

Mbështetja për Promovimin dhe Zbatimin e Agjendës së Modernizimit të Administratës Publike (MPZAMAP)

Promovimin dhe Zbatimin e Agjendës së Modernizimit të Administratës Publike

Janar 2021 – Dhjetor 2022

 

MPB-DMRAP

CPM Consulting International OÜ dhe NOVUS SH.P.K

5.Qeveria e Norvegjisë dhe Luksemburgut

Projekti KSV 2019 “Asistenca teknike në kontekst të integrimit evropian”

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për të adresuar kërkesat që dalin nga MSA dhe procesi i përafrimit me legjislacionin e BE. Objektivi specifik ka të bëjë me trajnimin dhe asistencën teknike për të forcuar kapacitetet  njerëzore të administratës publike në 9 kapituj negociues prioritar dhe në fushën e RAP.

Menaxhimi: Projekti implementohet nga ZKM – Zyra për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm përmes menaxhimit të deleguar. Projekti financohet nga Qeveria e Luksemburgut bazuar në marrëveshjen bilaterale ndër-shtetërore.

Përfituesit: institucionet e nivelit qendror që mbulojnë këto fusha, dhe zyrat për integrim në ZKM

Nëntor 2018- Prill 2022

1.685.000 EURO

6.Unioni Evropian/Këshilli i Evropës

Projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës BE kundër Krimit Ekonomik (PECK III)

Zhvillim i Programit Trajnues dhe Trajnim për Trajner në lidhje me Mbrojtjen e Sinjalizuesve

15 Prill 2021-Maj 2022

Përafërsisht 10,000 Euro për aktivitetin në fjalë. Ky është vetëm planifikim, varësisht nga nevoja mund të rritet edhe shuma.

7.Ministria për Ekonomi dhe Energji e Gjermanisë.

‘’Digjitalizimi i trajnimeve të BE-së në Administratën Publike të Ballkanit Perëndimor 2021-202”.(DT-AP-BP

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në dixhitalizimin, lidhjen e aftësimit profesional dhe trajnimin në shërbimin civil të Ballkanit Perëndimor, për të zhvilluar standarde të përbashkëta për trajnimin dixhital dhe kështu të kontribuojë në zbatimin e  MSA-së.

 

Mars 2021- Dhjetor 2022

150.000 euro

8.Terre Des Hommes Misioni në Kosovo dhe Defence for Children International me mbeshtetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës

MATRA -“Forcimi i sistemit të mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin”

Qëllimi i programit është të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Ukrainë, Gjeorgji, Shqipëri dhe Kosovë duke përmirësuar zbatimin e të drejtave të fëmijëve në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve  dhe të drejtësisë,  për të siguruar që  fëmijët në  konflikt me  ligjin të mbrohen më mire.

2017-2021

 

Projekti nuk ka dhënë të dhëna për buxhet

Projekti kryen të gjitha pagesat, e trajnimit, trajnerëve, ushqimit e te tjera.

9.Zyra pwr Planifikim Strategjik

Rishikimi i kurrikulave të trajnimit në lidhje me planifikimin strategjik.

 

 

Rishikimi i  kurrikulave të trajnimit në lidhje me planifikimin strategjik.

Mbështetur nga ZBE në Kosove

 

 

2021

 

10 CENTRE FOR INTEGRITY IN THE DEFENCE SECTOR / OLSO/NORVEGJI

DHE

Mbështetje trajnimeve për etiken  dhe integritetin

Hartimi i modulit për etiken dhe integritetin dhe trajnimi i  trajnerëve

2021-2025

Projekti nuk ka dhënë të dhëna për buxhet

Projekti kryen të gjitha pagesat, e trajnimit, trajnerëve, ushqimit e te tjera

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors