Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP). Ky bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe trajnimin e zyrtarëve të kësaj Agjencie.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i IKAP-it, z. Hysen Muzliukaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj. Ky akt formalizon bashkëpunimin në fushën e trajnimit të stafit për trajtimin e çështjeve pronësore.
IKAP mbetet adresa kryesore dhe e vetme për zhvillimin e burimeve njerëzore në administratën publike. Përmes kësaj marrëveshjeje, IKAP do të ofrojë trajnime të specifikuara që lidhen drejtpërdrejt me kompetencat e AKKVP-së. Investimi në edukimin e vazhdueshëm të zyrtarëve ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe standardeve në shërbimet publike.