Vlerësimi Ex-post i Legjislacionit
Grupi i synuar:
Zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët e tjerë të nivelit drejtues dhe profesional në institucionet e administratës shtetërore dhe në institucionet e tjera shtetërore në Republikën e Kosovës që merren me çështjet e legjislacionit; Drejtorët e Departamenteve Ligjore; udhëheqësit dhe anëtarët e grupeve punuese për vlerësimin Ex-Post.

Qëllimi i trajnimit:
Thellimi i njohurive dhe aftësive të zyrtarëve, sidomos i atyre që merren me çështje të legjislacionit për parimet, konceptin dhe procesin e vlerësimit Ex-Post të Legjislacionit (planifikimi, hartimi dhe zbatimi), komponentët e tij, si dhe metodologjinë e kryerjes së vlerësimit të tillë, duke përfshirë edhe gjetjet, rekomandimet dhe përgatitjen e raportit.

Objektivat e trajnimit:
- Përfitimi i njohurive për qëllimin, rolin dhe përfitimet e vlerësimit Ex-Post dhe procesin e hartimit të legjislacionit;
- Përfitimi i njohurive për strukturën institucionale, rolet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve përkatës në hartimin e vlerësimit Ex-Post
- Përfitimi i njohurive për përzgjedhjen e legjislacionit të përshtatshëm për vlerësimin Ex-Post (kriteret dhe prioritetet);
- Përfitimi i njohurive për konceptin e zhvillimit të zinxhirit të rezultateve dhe përdorimin e tij;
- Përfitimi i njohurive për aplikimin e metodave përkatëse dhe qasjen e duhur për kryerjen e vlerësimit Ex-Post;
- Përfitimi i njohurive për procesin e kontrollit të cilësisë (shqyrtimi nga organi propozues dhe nga zyra ligjore në Zyrën e Kryeministrit (ZKM) si dhe shqyrtimi dhe rekomandimi për miratim nga Këshilli i Drejtorëve të Departamenteve Ligjore);
- Përfitimi i njohurive për hartimin e Raportit të vlerësimit Ex-Post met gjetjet dhe rekomandimet e argumentuara si dhe procedurën e miratimit të Raportit në Qeveri, publikimin e tij dhe njoftimin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
Dy (2) ditë / 12 orë.