Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Institutin Europian të Administratës Publike (EIPA), organizoi me sukses trajnimin dyditor me temë “Vlerësimi i cilësisë dhe ndikimit të trajnimit”. Aktiviteti u zhvillua më datat 10 dhe 11 nëntor 2026, në ambientet e IKAP-it.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe shkathtësive të pjesëmarrësve mbi metodologjitë bashkëkohore për matjen e efektivitetit dhe ndikimit afatgjatë të programeve të trajnimit në administratën publike. Përmes sesioneve interaktive dhe punës praktike të udhëhequra nga ekspertët e EIPA-së, pjesëmarrësit trajtuan mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe lidhjen e rezultateve të trajnimit me rritjen e performancës institucionale.
IKAP mbetet i përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve profesionale të shërbyesve civilë, duke sjellë praktikat më të mira europiane në shërbim të modernizimit dhe efikasitetit të administratës publike në Kosovë.



