Më 16 tetor 2026, në ndërtesën e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), u mbajt ceremonia zyrtare e certifikimit për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses programin e Trajnimit të Trajnerëve (TpT) për Trajnimin e Detyrueshëm të Inspektorëve. Ky program, i realizuar nga IKAP në bashkëpunim me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm (ZIP) dhe i mbështetur financiarisht nga GIZ.
Gjatë ceremonisë, kandidatëve të suksesshëm iu dorëzuan certifikatat zyrtare të lëshuara nga IKAP-i dhe të miratuara nga ZIP-i, duke zyrtarizuar të drejtën e tyre ligjore për t’u angazhuar në zhvillimin e trajnimeve të detyrueshme për inspektorët. Ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të trajnimeve cilësore, të standardizuara dhe të qëndrueshme për të gjithë inspektorët e Republikës së Kosovës.