Sistemi i Menaxhimit të Performancës në Ministri
Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues në ministri, të cilët merren me zbatimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit (PKZH).
Nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues në ministri, të cilët merren me zbatimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit (PKZH).
Qëllimi i trajnimit:
Përmirësimi dhe thellimi i njohurive për sistemin e menaxhimit të performancës në zbatimin e PKZH-së. Promovimi i përdorimit të praktikave më të mira të menaxhimit të performancës në institucione dhe njësitë e tyre, për të ndihmuar në zhvillimin e një kulture profesionale dhe të përgjegjshme si dhe në menaxhimin efikas dhe efektiv, duke kontribuar në arritjen e objektivave institucionale.

Objektivat e trajnimit:
- Përfitimi i njohurive për ciklin e menaxhimit të performancës;
- Menaxhimi dhe vlerësimi i performancës, duke u bazuar në objektiva;
- Ndarja dhe delegimi i përgjegjësisë për objektivat dhe aktivitetet;
- Rolet dhe përgjegjësitë brenda institucionit në menaxhimin e performancës;
- Funksioni i mbikëqyrjes, reagimit dhe komunikimit;
- Procesi i vlerësimit dhe menaxhimit të performancës;
- Metodat bashkëkohore të vlerësimit të performancës;
- Vlerësimi i performancës sipas rregullores;
- Vendosja e Objektivave SMART;
- Ndikimi i vetëvlerësimit në menaxhimin e performancës;
- Roli i trajnimit në menaxhimin e performancës;
- Roli i motivimit të personelit;
- Sistemet e menaxhimit të cilësisë (ISO9001 dhe CAF).
Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë.
Dy (2) ditë / 12 orë.