Balancimi i punës me jetën / Mirëqenia e punonjësve

Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionet e Kosovës.
Qëllimi i trajnimit:
Mbështetja për nëpunësit civilë përmes rritjes së vetëdijes dhe përvetësimit të njohurive dhe aftësive të nevojshme për krijimin e një ekuilibri të shëndetshëm ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale. Trajnimi synon të fuqizojë kapacitetet institucionale për të ndërtuar dhe promovuar një kulturë pune që vendos në qendër mirëqenien e punonjësve, si faktor kyç për rritjen e motivimit, përmirësimin e performancës dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike.
Objektivat e trajnimit:
  • Njohuri për konceptet dhe sfidat kryesore të balancimit punë – jetë;
  • Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në mirëqenien e punonjësve;
  • Njohuri për strategjitë praktike për menaxhimin e kohës dhe të prioriteteve;
  • Promovimi i kulturës së shëndetshme dhe mbështetëse në vendin e punës.
Kohëzgjatja:
Një (1) ditë / 6 orë.
  • 00

    Ditë

  • 00

    Orë

  • 00

    Minuta

  • 00

    Sekonda

Data
07 Tetor 2026
Koha
9:00 am - 3:30 pm
Lokacioni
IKAP

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors