Komisioni për Vlerësimin e Testeve, i themeluar nga KRPP dhe IKAP, njofton të gjithë zyrtarët pjesëmarrës për publikimin e rezultateve të testit të mbajtur më 24 gusht 2026.
Ky vlerësim është realizuar në mbështetje të Nenit 25.4 të Ligjit për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës (Nr. 04/L-042), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 04/L-237, Nr. 05/L-068 dhe Nr. 05/L-092.
Kandidatët mund të shohin pikët e arritura duke përdorur kodin katërshifror (katër numrat e fundit të ID-së).
Afati për ankesa
- Qasja në test dhe dorëzimi i ankesave: 25–27 gusht 2026
- Dorëzimi i ankesave:
- Elektronikisht në adresën trajnimet.krpp@rks-gov.net
- Fizikisht në arkivin e KRPP-së deri më 01 shtator 2026