Përdorimi i Sistemit të Hartimit të Legjislacionit – LDS
Grupi i synuar:
Nëpunësit civilë të nivelit drejtues dhe profesional që në mënyrë të drejtpërdrejtë merren me hartimin e legjislacionit (Drejtorët e Departamenteve Ligjore, Udhëheqësit e divizioneve dhe zyrtarët ligjorë, udhëheqësit dhe anëtarët e grupeve punuese për projekt-aktet juridike).
Qëllimi i trajnimit:
Zhvillimi i njohurive të zyrtarëve të cilët merren me hartimin e legjislacionit, përdorimin e Sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), planifikimin legjislativ, hartimin e akteve juridike, hartimin e tabelave dhe deklaratën e përputhshmërisë së akteve juridike me acquis të BE-së, opinionet respektive të ministrive përkatëse, procesin e konsultimeve të projekt-akteve juridike dhe procesin e konsolidimit të mendimeve të Qeverise për nismat legjislative të Kuvendit.
Objektivat e trajnimit:
- Njohuri për konceptin e LDS, programin legjislativ (projektligjet dhe projekt-aktet nënligjore) si dhe procesin e hartimit të akteve juridike në LDS
- Njohuri për procesin e propozimit të projektligjeve dhe të projekt-akteve nënligjore në planet përkatëse
- Njohuri për procesin e hartimit të akteve juridike në LDS
- Njohuri për procesin e hartimit të tabelave dhe deklaratës së përputhshmërisë së akteve juridike me acquis të BE-së si dhe opinionet respektive të ministrive përkatëse në LDS
- Zhvillimi i aftësive për përdorimin e LDS si platformë digjitale që lehtëson procesin e planifikimit dhe hartimit të akteve juridike në Qeverinë e Republikës se Kosovës
Kohëzgjatja:
Katër (4) ditë / 24 orë