Menaxhimi i Kontratave – Ministria e Ekonomisë

Grupi i synuar:

Zyrtarë nga institucionet publike, ndërmarrjet publike, agjencionet dhe njësitë rajonale.

Qëllimi i trajnimit:

Ofrimi i njohurive për menaxhimin efektiv të kontratave publike, duke përfshirë njohjen e kornizës ligjore, proceset kryesore të menaxhimit të kontratës, detyrat dhe përgjegjësitë e menaxherit të kontratës, si dhe mënyrat për menaxhimin e rreziqeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas standardeve dhe ligjore.

Objektivat e trajnimit:

  • Kuptimi i prokurimit publik si proces për menaxhimin e fondeve publike
  • Kuptimi i ciklit të projektit dhe ndërlidhja me ciklin e prokurimit
  • Kuptimi i kontratës dhe përmbajtjes së saj
  •  Menaxhimi i kontratave publike (koha, kostoja, cilësia)
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e menaxherit të kontratës; dhe vendimmarrja gjatë menaxhimit të kontratës
  • Identifikimi i fushave të rrezikut dhe menaxhimi i tyre
  • Identifikimi i palëve të interesit dhe bashkëpunimi ndërsektorial
  • Monitorimi dhe kontrolli gjatë realizimit të kontratës; zbatimi i legjislacionit përkatës gjatë menaxhimit të kontratës; dhe zbatimi i procedurave për zgjidhjen
    e mosmarrëveshjeve
  •  Adresimi i çështjeve të kontratës që nuk janë në kompetencën e menaxherit të kontratës
  • Raportimi te autoriteti kontraktues dhe sistemimi i dokumentacionit për zbatimin e kontratës

Kohëzgjatja:

Dy (2) ditë / 12 orë

Data
16 Korrik 2026
Skaduar!
Koha
9:00 am - 3:30 pm
Lokacioni
Ministria e Ekonomisë

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors