IKAP dhe LuxDev përmbyllin me sukses projektin KSV/023 për trajnimin digjital

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për modernizimin e administratës publike, në Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) është nënshkruar zyrtarisht procesverbali i pranimit final për pajisjet e reja të teknologjisë informative (TI), një investim i mundësuar nga Agjencia LuxDev përmes projektit KSV/023.

Ky hap shënon përmbylljen e suksesshme të këtij projekti të përbashkët, i cili ka synim parësor digjitalizimin e plotë të proceseve tona të trajnimit. Pajisjet e reja të pranuara do të rrisin ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës sonë teknologjike, duke na mundësuar ofrimin e platformave më moderne, më interaktive dhe më të qasshme për mësimin online dhe hibrid për të gjithë nëpunësit civilë.

Menaxhmenti i IKAP-it shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e çmuar dhe strategjike të LuxDev-it përgjatë gjithë këtij rrugëtimi. Ky investim mbetet një shtyllë kryesore në ngritjen e kapaciteteve tona profesionale, duke na pozicionuar si një institucion plotësisht të gatshëm për të ofruar trajnime sipas standardeve më të larta evropiane.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors