SMT Moodle
Falë zhvillimeve të teknologjisë dhe përdorimit të madh të kompjuterëve, sot ka forma të reja për të mësuar. Këto forma janë shumë ndryshe nga mësimi tradicional në klasë. Sistemi i Menaxhimit të Trajnimeve (SMT Moodle) mundëson mësimin interaktiv nga distanca duke shfrytëzuar teknologjinë elektronike në internet, jashtë sallave të zakonshme të trajnimit.
Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) ka zhvilluar këtë platformë për menaxhimin e trajnimeve në distancë. Kjo platformë plotëson të gjitha kërkesat për trajnime. Përparësitë e këtij mësimi janë kursimi i buxhetit të IKAP-it, ulja e shpenzimeve për pjesëmarrësit, kursen kohën dhe ofron cilësi të lartë të mësimit. Trajnimet realizohen përmes kurseve që përmbajnë module trajnuese, materiale leximi dhe incizime audio ose video. Kjo platformë u mundëson atyre ndjekjen e kurseve trajnuese duke ia përshtatur kohën e mësimit agjendës së tyre.
Përfitues të trajnimeve në platformën SMT Moodle janë:
- Shërbyesit civilë të Kosovës.
- Zyrtarët publikë në nivel qendror.
- Zyrtarët publikë në nivel lokal.
- Stafi administrativ i institucioneve.