Prokurimi Publik – Programi Themelor (5 grupe të mbyllura)
Grupi i synuar
Zyrtarët e nivelit qendror e lokal dhe të tjerë, të cilët synojnë të çertifikohen në fushën e auditimit të brendshëm.
Qëllimi i trajnimit
Ofrimi i pasqyrës së qartë dhe të detajuar rreth Prokurimit Publik në Kosovë, koncepteve kyçe të procedurave të
prokurimit me qëllim të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike në mënyrë sa më efikase dhe transparente.
Objektivat e trajnimit
• Kuptimi i rëndësisë së koncepteve bazë të Prokurimit Publik
• Përfitimi i njohurive për Prokurimin Publik dhe zbatimit të procedurave të prokurimit, duke përfshirë rastet se kur
dhe cila procedurë preferohet
• Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi në mes të kategorive të ndryshme të zyrtarëve publikë, me qëllim të zbatimit sa më të
drejtë të Ligjit të Prokurimit Publik, duke iu përmbajtur procedurave dhe kushteve thelbësore të këtij Ligji
Kohëzgjatja:
Katërdhjetë e pesë (45) ditë / 270orë