Zbatimi i politikave publike pë përmbushjen e detyrimeve nga MSA

Grupi i synuar
Nëpunësit civilë të institucioneve të nivelit qendror që janë përgjegjëse për hartimin dhe përafrimin e legjislacionit dhe zyrtarët
përgjegjës për koordinimin e politikave dhe legjislacionit të BE-së në nivel nacional.

Qëllimi i trajnimit
Zhvillimi i njohurive praktike për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së; ngritja e kapaciteteve për kërkesat, obligimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga MSA dhe mënyrat e efektshme për adresimin e tyre në kuadër të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA); si dhe aftësimi për menaxhimin dhe koordinimin efektiv të reformave politike, ekonomike, legjislative dhe institucionale, duke kontribuar në avancimin e proceseve të integrimit evropian të Kosovës.

Objektivat e trajnimit
• Njohja dhe kuptimi i detajuar me përmbajtjen dhe rëndësinë e MSA-së
• Aftësimi për interpretimin dhe zbatimin e kërkesave dhe obligimeve të MSA-së në nivel institucional dhe politik
• Njohuri për rolin dhe funksionimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) si instrument kyç për përmbushjen e reformave të nevojshme
• Njohuri për strukturat institucionale dhe mekanizmat monitorues që mbështesin zbatimin efektiv të MSA-së
• Ndikimi i MSA-së në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

Kohëzgjatja:
Dy (2) ditë / 12 orë

Data
04 - 05 Qershor 2026
Skaduar!
Koha
8:00 am - 4:00 pm

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors