Sot në ambientet e IKAP u zhvillua takimi në mes përfaqësuesit të SIGMA, Agjencia për Prokurim Publik të Shqipërisë dhe Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik.
Drejtori i përgjithshëm i IKAP z.Hysen Muzliukaj së bashku me stafin udhëheqës, shpalosi nevojat për ngritjen e kapaciteteve në fushën e Prokurimit Publik.
Nga përfaqësuesi i SIGMA dhe përfaqësuesja e Agjencisë për Prokurim Publik e Shqipërisë, u prezantuan të arriturat e deri tanishme, si dhe rekomandimet për të zhvilluar kurikuala adekuate për vendin tonë. Ky është një fillim i ri i bashkëpunimit në mes institucioneve përgjegjëse vendore dhe ndërkombëtare, për të zhvilluar kapacitetet e nevojshme në Prokurim Publik në Kosove.