Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Programin IWRM-K, është duke organizuar një seri punëtorish mbi “Metodat e Avancuara të Angazhimit të Audiencës”, që përbën një hap të rëndësishëm drejt transformimit të qasjes së trajnimeve në sektorin publik.
Punëtoritë e deritanishme përfshinë trajnerët e IKAP-it dhe stafin e Akademisë, duke i pajisur ata me qasje bashkëkohore që i shndërrojnë trajnerët klasikë në facilitues modern, ku pjesëmarrësit mbeten aktivë gjatë gjithë sesionit dhe transferimi i dijes realizohet përmes diskutimeve, ndërveprimit dhe bashkëpunimit. Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit eksploruan metoda kreative si rrëfimi i tregimeve (storytelling), lojërat me role (role-play), teknikat vizuale dhe mësimin përmes përvojës, duke mësuar si ta shndërrojnë çdo trajnim në një përvojë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe më efektive, nën lehtësimin e ekspertit ndërkombëtar.