Në mbështetje të Ligjit për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës nr.04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 konkretisht në mbështetje të nenit 25.4 të këtij ligji, komisioni për vlerësimin e testeve i themeluar nga KRPP/IKAP, publikon rezultatin e pikëve të arritura për të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në testin e mbajtur me datë 10/11/2025.
Rezultatet e testit mund t’i gjeni këtu: Rezultatet e testit
Të gjithë kandidatët mund të gjejnë rezultatin/pikët e arritura në test në bazë të kodit katërshifror (katër numrat e fundit të ID-së).
Çdo kandidat i pakënaqur me rezultatin dhe pikët e vlerësuara ka të drejtë të ketë qasje në testin e tij/saj, si dhe të paraqesë ankesë në KRPP, nga data 11 -13 Nëntor 2025 për çasje në test.
Ankesat mund të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes adresës zyrtare të trajnimeve: trajnimet.krpp@rks-gov.net, ose në formë fizike duke i dorëzuar në arkivin e KRPP-së deri më datë 17/11/2025.
Kurse, sipas nenit 88.5 të RRPP 02/2024, të gjithë kandidatët që kanë grumbulluar më pak pikë se sa kufiri i përcaktuar për kalueshmëri, do të njoftohen brenda afatit ligjor sa i përket organizimit të ri-testimit.
Për çdo informacion shtesë (paqartësi ose komente), jeni të mirëseardhur!
Linku: https://tinyurl.com/ya5ppx9z