Trajnimi / Sherbimi 6

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. Hyrja në detyrime nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Administratën Publike dhe punonjësit e saj është detyra kryesore për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.
Bashkimi Evropian (BE) është një familje e shteteve demokratike evropiane që punojnë së bashku për të përmirësuar jetën e qytetarët. Prandaj, për të pasur një proces më të lehtë integrimi, institucionet tona duhet të kenë punonjës profesionistë dhe të trajnuar, të cilët drejtojnë dhe menaxhojnë me përkushtim procesin e Integrimit Evropian.
IKAP, përmes fushës së trajnimeve në Bashkimin Evropian, ofron module trajnimi që zgjerojnë njohuritë dhe ngritja e aftësive të nëpunësve civilë për çështjet e Bashkimit Evropian dhe si rezultat i trajnimeve të zhvilluara procesi i integrimit të Kosovës do të jetë më i shpejtë.
Trajnimet kryesore që ofron kjo fushë janë ato për përafrimin e legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përthithja e fondeve IPA, kapitujt prioritarë të MSA-së, procesi i negociatave me BE-në në procesin e anëtarësimit, etj
Trajnimet i dedikohen menaxherëve të ndryshëm dhe nivelet profesionale të institucioneve të Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors