Organizimi

Struktura organizative e IKAP: rregullohet me ligjin për IKAP- LIGJI NR. 04/L – 221 dhe Rregullorja (ZKM) NR. 01/2023 për organizimin e brendshëm. Sipas rregullores aktuale, IKAP ka Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv, dy (2) Departamente dhe katër (4) Divizione, me gjithsej 19 vende pune.

Zyra e Drejtorit Ekzekutiv – Drejtori Ekzekutiv mbikëqyr të gjithë punën dhe aktivitetet e institucionit, duke përfshirë performancën dhe cilësinë e trajnimeve, marrëveshjet e mirëkuptimit, projektet me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe financat dhe investimet.

Nën menaxhimin direkt janë dy (2) drejtorë të departamenteve dhe një (1) zyrtar/e ekzekutiv/e, ndërsa indirekt janë katër (4) udhëheqës të divizionit.

Departamenti për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimit: Departamenti i Planifikimit dhe Vlerësimit të Trajnimit ka për mision të zhvillojë programe trajnimi me cilësi të lartë për të mbështetur zhvillimin e shërbimit civil dhe administratës publike në përgjithësi. Në kuadër të Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim të Trajnimit janë dy (2) divizione:

      Divizioni i Vlerësimit të Nevojave për Trajnim dhe Hartim të Kurrikulave;

      Divizioni i Menaxhimit të Cilësisë së Trajnimeve.

Numri i të punësuarve në Departamentin e Planifikimit dhe Vlerësimit të Trajnimit është shtatë (7).

Departamenti i Organizimit të Trajnimeve: Departamenti i Organizimit të Trajnimeve është njësi organizative në kuadër të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, që ka për mision të ofrojë programe cilësore të trajnimit për të mbështetur zhvillimin e shërbimit civil dhe administratës publike në përgjithësi. Në kuadër të këtij departamenti janë dy (2) divizione:

      Divizioni i Organizimit të Trajnimeve për Nivelin Qendror;

      Divizioni i Organizimit të Trajnimeve për Nivelin Lokal.

Numri i të punësuarve në Departamentin e Organizimit të Trajnimeve është dhjetë (10).

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors