Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Njoftim për Test – Trajnim i Avancuar Profesional /2024

Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike duke u mbështetur ne  Rregulloren për Prokurim Publik qe është ne fuqi , gjegjësisht ne nenin 86.2  publikon listën e zyrtarëve  për pjesëmarrësit që kanë ndjekur programin e trajnimit  te Avancuar profesional për prokurim gjatë vitit 2024 .IKAP ka përpiluar listën e vijueshmërisë  për te gjithë pjesëmarrësit e rregullt te trajnimit të cilët do të i nënshtrohen testimit për të u pajisur me certifikatën  te Avancuar profesionale për Prokurim / 2025.
Lista e zyrtarëve për testim sipas grupeve (shih bashkëlidhur).
Testimi do të organizohet me datën 13.11.2024 (E mërkure), në sallat e IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike / Ministria e Punëve të Brendshme), Rr. “Pavarësia”, Hajvali në Prishtinë.

Testimi do të organizohet

       Grupi  1: Nga ora 09:00 – 09:30; regjistrimi i pjesëmarrësve;
                        Nga ora 09:30 – 10:30 Testi për grupin  1 

       Grupi 2 : Nga ora 10:30 – 11:00 regjistrimi i pjesëmarrësve;       
                        Nga ora 11:00 – 12:00 Testi për grupin  2

Të gjithë pjesëmarrësit që do t’i nënshtrohen testit duhet të kenë me vete dokumentin identifikues: letërnjoftim apo pasaportë, në të kundërtën nuk mund të jenë pjesëmarrës në testim. Po ashtu, për shkak të mbarëvajtjes sa më të mirë të procesit së testimit, nuk lejohet ndërrimi i grupeve, përdorimi i celularit/orës digjitale dhe komunikimet.
Sipas Rregullores për Prokurim Publik, neni 87.2 citojmë:”  Testet për programin bazik dhe të avancuar duhet të përmbajnë nga 100 pikë. Numri minimal i pikëve për kalimin e provimit për certifikatë të avancuar profesionale është nga 75 pike deri 100 pikë të mundshme”.

Për çdo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në: trajnimet.krpp@rks-gov.net
 
Suksese,  KRPP/IKAP

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors